Flamurtari i dënuar? Reagon për herë të parë Sinan Idrizi: Prisni edhe 5 të tjerë

Prej shumë kohësh po qarkullon lajmi se Flamurtari ka marrë një dënim nga FIFA me mbyllje të merkatos, për shkak të mos pagesave të kryera me lojtarët. Por nga vlonjatët nuk pranohet të ketë një vendim të tillë.

Madje të njëjtën linjë do të mbante edhe administratori i ekipit, Sinan Idrizi. Në një prononcim të shkurtër për “A2 Cnn”, ka thënë qartazi se nuk ekziston asnjë dënim i tillë. Madje përkundrazi, se skuadra e Flamurtarit do të vazhdojë punën me marrjen e lojtarëve në janar.

“Nuk ka asnjë dënim. Flamurtari vazhdon punën në merkato. Kemi afruar dy lojtarë të huaj dhe do të marrim edhe 5 të tjerë”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/