Flamurtari gjykohet nga Hamiti, po ai që i tërboi në Kukës në maj

Flamurtari-Kukësi sot do të arbitrohet nga Eldorjano Hamiti. Bëhet fjalë për një arbitër që për herë të fundit e ka drejtuar Flamurtarin në maj të këtij viti dhe pikërisht në Kukës.

Përfundoi 1-0 për Kukësin dhe Flamurtari pati ankesa të mëdha, duke akuzuar gjykimin për favorizim të hapur të Kukësit. Rastësi që Hamiti gjykon të njëjtën ndeshje sot?

Ja çfarë thoshte Shpëtim Duro:

Nuk e kuptova se cila ishte skuadra që lufton për kampion?! Flamurtari apo Kukësi? Ne luajtëm shumë mirë sidomos në pjesën e dytë, por gjyqtari ishte tendencioz.

Ishin superiorë në fushën e lojës dhe jam i kënaqur nga skuadra ime. Kukësi e zgjidhi me një aksion të vetëm, ku Pejiç shënoi.

Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Jam i shqetësuar shumë nga gjyqtari, sepse është një djalë i ri.

Sot ishte skandaloz! E ka fituar zanatin shumë shpejt dhe po mëson shumë nga të vjetërit. Po i bëj një këshillë që të jetë më i kujdesshëm, nëse do të bëjë karrierë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *