Flamurtari gjen mbrojtës, afër akordit me maqedonasin

Flamurtari po kërkon me patjetër që të gjejë një mbrojtës qendre. Trajneri Ilir Daja ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të afrojnë një lojtar në atë pozicion, pasi kanë mangësi që pas largimit të Ditmar Bicajt nga skuadra. Alternativat nuk kanë munguar, por vlonjatët nuk janë bindur.

Së fundmi, “Sport Ekspres” mëson se në listën e bregdetarëve është Vlatko Drobarov. Mbrojtësi ka nisur kontaktet e avancuara me klubin bregdetar dhe marrëveshja mund të jetë afër. Kandidatura e tij pëlqehet nga trajneri dhe klubi, por mbeten për t’u diskutuar termat financiarë.

Drobarov është 25 vjeç dhe ka një CV interesante. Ai sezonin e kaluar ka luajtur si titullar në Qipro me Arisin, ekip që ra nga kategoria. Futbollisti e ka luajtur dy vite në Armeni me Banants, ndërsa ka veshur dhe fanellën e Teteksit, Napredokit dhe Skopjes në Maqedoni. Të shohim dhe të presim nëse do të arrihet marrëveshja. /Vladimir Prenga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *