Flamurtari fiton në Fier, shkëlqen sulmi

0

Flamurtari ka luajtur një miqësore sot në Fier, përballë Apolonisë, sfidë që i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të testuar lojtarët para sfidës kundër Skënderbeut, të enjten e ardhshme në Vlorë (17:00).

Kuqezinjtë e nisën me formacionin më të mirë, atë që me shumë gjasa do të zbresë në fushë ndaj Skënderbeut, ndërsa mungonte Pollozhani, pasi do të jetë i pezulluar mesjavën e ardhshme.

Në formacion kthehet mesfushori Sidibe, ndërsa pjesa tjetër e formacionit nuk ka shumë ndryshme, por mund të luajë nga fillimi braziliani Zhufo, pozitiv në ndeshjen e fundit kundër Kukësit, ku dha asistin për golin dhe shënoi edhe golin në shtesë, që u anulua mes shumë polemikave.

Vlonjatët fituan sot 2-1, në një sfidë ku sulmi konfirmoi se është në formë mjaft të mirë. Bushiç e Ardit Hoxhaj gjetën golin, ndërsa mungoi Danilo Alvesh, me probleme të vogla fizike.

Për Apoloninë shënoi sulmuesi në formë Blerim Krasniqi.

Image may contain: one or more people

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image