Flamurtari fiton me vështirësi me Studentin, Goga Basket nuk i ndahet

0

Studenti – Flamurtari 77-82

(24-23, 12-26, 12-21, 29-12)

Flamurtari ka fituar me vështirësi ndaj Studentit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Të besuarat e Fiorentina Mitkut e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë fituar periodën e parë 24-23. Toska kërkon lojtaret titullare dhe duke fituar periodën e dytë 12-26 në pushim ka kryesuar 36-49. 12-21 perioda e tretë për vlonjatet, të cilat thellojnë në 48-70. Studenti bën të gjitha përpjekjet për të përmbysur. Fiton periodën e katërt 29-12 dhe ngushton në 77-82, që i jep fitoren vlonjateve.

Goga Basket ngjitet sërish në krye, barazon Flamurtarin

Skënderbeu – Goga Basket 40-80

(9-18, 17-25, 4-14, 10-23)

Skënderbeu: Haris, Toska, Llazar, Jahollari, Gjika/Pëllumbi, Doja, Myzeqari, M. Loçi, R. Loçi, Shallo, Hysenllari Trajner: B. Topi

Goga Basket: Lalaj, Mehmeti, Frieson, Papa, Mekkiroi/Memushi, Gjoshi, Dishnica Trajner: M. Driza

Gjyqtarë: E. Tiko, K. Cane (Tiranë)

Goga Basket, me fitoren e djeshme e arritur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ka barazuar sërish Flamurtarin në krye të renditjes. Fitorja e durrsakeve ndaj korçareve ka qenë më shumë se sa e lehtë. Edhe pse Goga Basket nuk kishte dje në Korçë dy lojtaret titullare, pasi presidenti i këtij ekipi, Perikli Goga, i ka përjashtuar nga skuadra, sërish nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë Skënderbeun, që duket se është viti më i keq në dekadat e fundit. 40 pikë diferencë flasin vetë për diferencat e mëdha të Goga Basket nga minuta e parë dhe deri te e fundit. Në 10 minutat e para mikeshat luajnë saktë, ndërkohë që Skënderbeu vuan në gjuajtjet në tabelë. Për pasojë kjo periodë e parë përfundon 9-18 për Goga Basket. Perioda e dytë është edhe perioda që shënohen më shumë pikë, plot 42 të tilla dhe të dy skuadrat luajnë hapur dhe provojnë me gjuajtjet nga largësia për tre pikë. 26-43 është rezultati në momentin përpara se të dy skuadrat të futen në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që kjo diferencë thellohet edhe më shumë në minutat në vazhdim. Në periodën e tretë Skënderbeu shënon vetëm 4 pikë, që ishte edhe perioda më e dobët, ndërkohë që shifrat pas 30 minutash shkojnë në 30-57. Në periodën e fundit të dy ekipet aktivizojnë edhe lojtaret e stolit, ndërkohë që Goga Basket vazhdon të thellojë diferencën dhe në fund tabela elektronike shënon 40-80 për mikeshat, me plot 40 pikë diferencë. Goga Basket me këtë fitore barazon Flamurtarin në krye të tabelës së klasifikimit, ndërkohë që Skënderbeu vijon të ruajë kolonën e fitoreve zero.

Basketboll – Kategoria e Parë, grupi A Femra

Java e tetë (9-13 dhjetor 2017)

Vllaznia – Tirana               64-95

Skënderbeu – Goga Basket        40-80

Studenti – Flamurtari           77-82

Renditja

Skuadra         N    F    H    Koshaverazhi         P

Goga Basket     8    7    1    667-504              15

Flamurtari      8    7    1    615-541              15

Tirana          8    5    3    631-476              13

Studenti        8    3    5    517-562              11

Vllaznia        8    2    6    469-604              10

Skënderbeu      8    0    8    427-639              8

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image