Flamurtari e nis mbarë finalen e titullit

0

Vlonjatet kanë dominuar mbi Tiranën, ndërsa jo vetëm që kanë bindur në fushën e lojës, por dhe e kanë fituar ndeshjen e parë me 17 pikë diferencë

Elton Nika

Flamurtari – Tirana 65-48 (1-0)

(9-10,21-12,19-10,16-16)

Flamurtari: Plasa, Myrto, Nikpajljeviç, Çorto, Mijatoviç, Joziç, Aliaj, Hasanaj, Kostallari, Rrapaj, Palko, Lloi Trajner: V.Toska

Tirana: E.Bujari, Milovanoviç, Popoviç, Zykaj, Xhanaj, Bojd, G.Bujari, Berranija, Gjoni, Rreshpja, Okoje Trajner: R.Avrami

Gjyqtarë: G.Cici, E.Koçi, E.Allaraj (Tiranë)

Flamurtari në basketboll për femra e ka nisur mbarë fazën finale për titull kampion, ndërsa ka fituar dje në Vlorë ndeshjen e parë me një avantazh prej 17 pikësh diferencë, 65-48. Dy ekipet elitare të basketbollit të femrave kanë tërhequr shumë spektatorë në Pallatin e Sportit në Vlorë. Ndeshja ka nisur me mjaft emocione dhe gabime nga të dyja skuadrat. Pothuajse e ekuilibruar ka qenë kjo periodë ku në minutën e 5-të lojës rezultati shënonte në tabelën elektronike 4-4. Edhe pjesa e mbetur ka qenë e ekuilibruar, ndërsa 30 sekonda përpara përfundimit të periodës së parë gjithçka ishte në barazim 9-9. Fitoren ekipit kryeqytetas, në këtë pjesë loje, ia ka dhënë Bojd, e cila ka realizuar vetëm një gjuajtje të lirë nga dy të mundshme. Dhe në përfundim 9-10 për Tiranën. Në 10 minutëshin e dytë vlonjatet janë zgjuar dhe është Aliaj e Çorto që shënojnë pikët e para për vlonjatet. Të dyja ekipet tregohen shumë luftarake dhe të sakta në drejtim të koshit, por vlonjatet janë më efikase në lojën e tyre. Joziç ka zhvilluar një pjesë mjaft të mirë duke i dhënë skuadrës energjinë e munguar periodën e parë. Pjesa e parë e takimit mbyllet 30-22. Perioda e tretë ka qenë perioda e trepikëshave për Flamurtarin, atje ku Nikpajljeviç ka shënuar 3 të tillë, ndërsa Joziç 1. Loja ka qenë e një niveli të lartë, ku vlonjatet kanë qenë rezultative dhe të sakta, ndërsa rezultati është thelluar në 49-32. Në periodën e fundit, Tirana mundohet të ekuilibrojë, kurse Milovanoviç dhe Bujari nuk është se ndjellin rrezik për Flamurtarin. 16-16 dhe në përfundim 65-48 për Flamurtarin, që shënon fitoren e parë në fazën finale për titull kampion.  

Pas ndeshjes

V.Toska (Trajneri i Flamurtarit) – “Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur. Ekipi tregoi se gëzon një formë të mirë dhe për këtë i përgëzoj vajzat. Kërkoj që edhe në takimin e rradhës në Tiranë të shkojmë me këtë gjendje dhe të zhvillojmë një takim të mirë”.

R.Avrami (Trajneri i Tiranës) – “Flamurtari e meritoj plotësisht fitoren. Ashtu si dhe në takimin e kaluar në Vlorë, ekipi im zhvilloi një ndeshje të mirë. Vlonjatet ishin më kërkuese se ne, ndërsa gjykimi ishte korrekt”.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here