Flamurtari e nis ku e la, start kampionesh

Fitorja me Skënderbeun një paralajmërim për Goga Basket, ndërsa përballja direkte do të jetë të shtunën në Durrës

Elton Nika

Flamurtari – Skënderbue 84-66
(12-22, 26-13, 26-11, 18-21)
Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Hasanaj, Lloi, Plasa, Palko, Kostallari, Nikpajleviç, Çorto Trajner: V.Toska
Skënderbeu: Pëllumbi, Haris, Toska, Daja, Myzeqari, Llazari, Jahollari, M.Lori, R.Lori, Sholla, Hysenallari, Gjika Trajner: B.Topi
Gjyqtarë: B.Tafilica, J.Muho (Tiranë)

Flamurtari e ka nisur sezonin si kampione, teksa në javën e parë të kampionatit ka mundur Skënderbeun në Vlorë. Një ndeshje, e cila nuk ka qenë e vështirë për vlonjatet e Toskës, megjithëse korçaret kanë kërkuar ta surprizojnë. Madje janë ato që kanë fituar periodën e parë 12-22. Flamurtari përmbys në të dytën 26-13 dhe në pushim ka kryesuar 38-35. Edhe e treta është për vlonjatet, që kanë thelluar 64-46. Korçaret mundohen të ngushtojnë në të fundit. Fitojnë 18-21, por në përfundim fitorja është për Flamurtarin, 84-66. tek Skënderbeu është dalluar e reja Toska, ndërsa tek Flamurtari Çorto dhe Plasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *