Flamurtari drejt “shpërbërjes”, ofertë nga Finlanda për një titullar

Flamurtari mund të humbasë një tjetër titullar të rëndësishëm. Së fundmi te Janbian në Kinë ka firmosur mbrojtësi Albi Alla, ndërkohë që pret të nënshkruajë edhe argjentinasi Agustin Torasa. Sulmuesi ende nuk e ka gjetur marr me vlonjatët për zgjidhjen e kontratës.

Gjithsesi të mbetemi te lojtari i radhë që ka ofertë nga jashtë vendit. Në emisionin “Sport Plus” në Klan Plus, raportohet se për portierin Enea Koliçi ka një ofertë nga Finlanda. Nuk bëhet me dije klubi, por në rast largimi vlonjatët do mbeteshin zbuluar për portën.

Në janar është larguar edhe Ermir Sali drejt Laçit dhe në vazhdim i riu Pano Qirko do gradohej portier i parë. Gjithsesi Koliçi më parë do të flasë me drejtuesit, pasi është në kontratë me Flamurtarin. Në Finlandë presin një përgjigje, pasi kampionati nis në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *