Flamurtari dhe arbitrat, lufta vazhdon: A merren masa për këta kamikazë?

0

Flamurtari vijon denoncimin e ndëshkimeve sistematike që i janë bërë këtë sezon, duke rreshtuar gafat, me apo pa dashje, të arbitrave. Pafundësi rastesh kundër, tek-tuk ndonjë gabim pro.

“Jemi kuriozë, kaq i fortë është ky Tahir Kastrati?”, shkruhet  në postimin e klubit kuqezi në Facebook, duke iu referuar shefit të arbitrave dhe duke shtuar se dënimet e pezullimet e arbitrave nuk bëhen transparente dhe askush nuk del të thotë qoftë edhe një masë të vetme për ndonjë arbitër.

DEKLARATA

Flamurtarit sot i mungojnë shumë pikë vetëm nga “gabimet” e arbitrave.

  1. Flamurtari-Luftëtari, minuta e 14-të e ndeshjes, ndërhyrje dyshe ndaj Danilo Alvesh dhe automatikisht 11-metërsh, por arbitri vazhdoj lojën.
  2. Vllaznia-Flamurtari , jepet 11-metërsh pas një ndërhyrjeje jashtë zone të Zhufos dhe mbi të gjitha nuk jepet 11-metërsh pas ndërhyrjes kundër Bicajt.
  3. Laci – Flamurtari, 2 prekje me dorë brenda zone, por arbitrit nuk i bën përshtypje.
  4. Flamurtari-Kukësi , Albi Alla shkakton 11-metërsh, por përsëri arbitri nuk e dha pasi “nuk” kishte pamje. Gjithashtu një gol te anuluar .
  5. Flamurtari-Skënderbeu, Mici shkakton 11 metërsh por përsëri nga arbitri nuk u dha, për mos të thënë Flamurtarit ju mohua një gol shumë i rregullt

6.Flamurtari-Teuta , edhe pse topi ishte 20 cm brenda porte asnjë nga arbitrat nuk e “pa”.

7.Flamurtari-Laçi jepet 11-metërsh për kontakt jashtë zone, edhe pse kontakti ishte minimal, nuk jepen dy 11-metërsha te pastër për Flamurtarin. I pari për faull kundër Danilo Alvesh dhe i dyti kundër Zhufos.

8.Flamurtari-Partizani, duhen 3 prekje me dorë që të jepet një 11-metërsh. Siç e thotë dhe një shprehje popullore “ E treta e vërteta”.

9.Flamurtari-Partizani faull i Kalarit kundër Danilo Alvesh, ku u pa qartë që nuk po interesohej për topin, por vetëm për lojtarin dhe përsëri nuk jepet 11-metërsh.

  1. Kukësi-Flamurtari , minuta e 43-të faull kundër Nedeljkoviç dhe automatikisht duhej dhënë 11-metërsh, por arbitrin e pengonte dielli që të shikonte. U dha një 11-metërsh edhe pse kontakti ishte këmbë-dorë distancë e afërt, ku në shumicën e rasteve që Flamurtarit nuk i janë dhënë 11-metërsha është përdorur ky argument.

Për të mos folur për gabimet “njerëzore”, ku për fatin e mirë nuk ndikuan në ndeshje.

  1. Në ndeshjen Teuta – Flamurtari , 11-metësh me ndërhyrje jashtë zone .
  2. Partizani – Flamurtari minuta e 92-të, ndërhyrja ndaj Hoxhës duke shkaktuar 11-metërsh dhe prapë nuk u dha.
  3. Flamurtari – Kamza , pjesa e parë ndërhyrje direkt në këmbët e Useinit dhe prapë nuk ishte 11 metërsh.

Kjo do të thotë që 2-3-4 apo 7 rregullat për të dhënë 11-metërsha janë vetëm kriter kur Flamurtari kërkon me të drejtë, për ekipet që ndeshen kundër Flamurtarit ka vetëm 1 rregullore, shpejt ta japim 11-metërsh sepse na iku buka nga duart.

– Të gjitha këto janë vetëm rastet e konfirmuara nga moviola e çdo jave!

Lind pyetja: Sa pikë duhet të kishte sot Flamurtari, sa gola të pësuar do të kishte sot Adis Nurkoviç?

Jemi kuriozë, kaq i fortë është ky Tahir Kastrati?

Përtej rregullores që gjasme e zbatojnë me fanatizëm, ku masat që merren për arbitrat janë reale, kërkojmë të dalë dhe t’i thotë publikisht një here të vetme çfarë masash apo dënimesh janë marrë për arbitrat përpara se t’i ngelen në ndërgjegje, edhe pse dyshojmë se kanë ndërgjegje këta kamikazë.

Pastaj kur jeni duke i thyer rregullat për plot 18 javë në dëm të Flamurtarit, bëjeni edhe një herë tjetër sepse nuk është çudi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image