Flamurtari denoncon penalltinë e padhënë: Fazë e re, zakone të vjetra!

Janë bërë aq shumë episode kundër, saqë në Vlorë nuk arrijnë ta bëjnë më dallimin se kur arbitri gabon me dashje, apo është thjesht një gabim normal, që ndodh kudo.

Edhe dje në Flamurtari-Skënderbeu pati shumë episode të kontestuara, por më flagranti ishte ai i minutës së 23-të.

Braziliani Zhufo vërshon në zonë, Mici mundohet të largojë topin, por në dyluftim e sipër prek këmbën e Zhufos dhe shkakton faull.

Të gjithë në këmbë duke pritur 11-metërsh, që nga pamjet filmike është vendimi më logjik për t’u marrë, por arbitri Juxhin Xhaja habit, duke fishkëllyer faull kundër Flamurtarit.

Edhe klubi kuqezi ka evidentuar dy raste, duke përfshirë golin e anuluar në fund të ndeshjes dhe duke shkruar: “Fazë e re, zakone të vjetra!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *