Flamurtari “bllok” Gogës, e mund dhe e ul nga kreu

0

Flamurtari – Goga Basket    77-76

(19-19, 20-11, 29-23, 9-23)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Palko, Hasanaj, Mitov. Plasa, Hysaj, Kostallari, Nikpaljeviç, Çorto Trajner: V.Toska

Goga Basket: Gardner, Baraj, Lalaj, L.Omerbashiç, Memushi, Gjoshi, Qypi, Alajgiç, Papa, Jesmine, Mehmeti, S.Omerbashiç Trajner: H.Moja

Gjyqtarë: E.Allaraj (Tiranë), H.Trajer (Shkodër)

Në Vlorë dje në mesditë, në një ndeshje e cila ka ardhur dhe drejtpërsëdrejti në ekranin e RTSH Sportit, është luajtur një ndeshje e fortës mes Flamurtarit dhe Goga Basket. Një ndeshje me shumë emocione mes dy skuadrave që luftojnë fort për titullin kampion në basketboll për femra. Flamurtari ka fituar vetëm me një pikë diferencë, ndërsa Pallati i Sportit në Vlorë ka pasur më shumë sportdashës se asnjëherë tjetër. Flamurtari e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa është shkëputur në 6-0. Por Goga Basket ka përmbysur dhe kryeson 10-14. Perioda e parë e ka treguar qartë rivalitetin mes të dy skuadrave. Ndaj dhe nuk ka fitues, ndërsa gjithçka është mbyllur në barazim 19-19. Në periodën e dytë Flamurtari është më i qartë në lojë, ndërsa kërkon të thellojë sa më shumë, teksa është shkëputur deri në dhjetë pikë diferencë. Por duke e fituar periodën e dytë 20-11 në pushim ka kryesuar 39-30. Me rifillimin e lojës, Flamurtari përsëri është më i qartë dhe fiton periodën e tretë 29-23 dhe thellon në 68-53. Dhe kur pritej që gjithçka të ishte në dorën e Flamurtarit ka reaguar Goga Basket, e cila e ka fituar periodën e katërt 9-23. Rezultati në fund është ngushtuar deri në një pikë diferencë, ndërsa Flamurtari ka fituar me një pikë diferencë 77-76.

Elton Nika

Tirana luan me qarin, fiton dhe merr kryesimin

Apolonia – Tirana      53-78

(12-18, 10-19, 16-10, 15-31)

Apolonia: Begaj, Brakaj, Çuko, Demiraj, Hyska, Iljazi, Kasaj, Kica, Lolaj, Tahiraj, Velaj, Velias Trajnere: H.Çuko

Tirana: Përmeti, Radiç, Këlleci, Hoxhaj Gjoni, E.Bujari, G.Bujari, Jaçe, Dishnica, Jankoviç, Popoviç, Aliaj, Nelaj Trajner: R.Avrami Gjyqtarë: G.Cici, A.Bejko (Tiranë)

Tirana ka mposhtur Apoloninë në ndeshjen e fundit të fazës së dytë me rezultatin 78-53 dhe tashmë është në krye të basketbollit të femrave. Fieraket kanë zhvilluar një ndeshje të mirë në fillimin e lojë duke dhënë përshtypjen e një takimi që do të mbyllej me triumfin e tyre. Por fundi i përballjes me bardheblutë s’ka rezultuar kështu. Kanë qenë Demiraj dhe Lolaj dy protagonistet për ekipin e Apolonisë. Pjesa e parë ka qene e ekuilibruar. Në periodën e parë fieraket kanë udhëhequr me 1 pikë deri në minutën e 7-të. Më pas takimi ka folur për skuadrën e Tiranës. Pjesa e parë është mbyllur 22-37. Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e Apolonisë përsëri me në krye Demirajn, e cila ka shënuar disa trepikësha. Ajo e ka udhëhequr periodën e tretë duke e fituar Apolonia me rezultatin 16-10. Katastrofale do të ishte perioda e katërt, e cila u interpretua mënyrën më të mirë të mundshme nga kryeqytetaset. Skuadra fierake shfaqi lodhje fizike dhe kjo bëri që ato të humbnin me rezultatin 15-31 këtë periodë dhe krejt ndeshjen 53-78 për Tiranën.

Elton Nika

Elbasani e mbyll me fitore sezonin e koshit

Elbasani – Skënderbeu                      72-60

(23-18, 23-17, 13-9, 13-16)

Elbasani: Karaj, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja, Sylenji, Kasa, Selko, Vyshka, Ahmetaj, Mata, Shabani. Trajnere: E.Xhyra

Skënderbeu: Pëllumbi, Haris, Toska, Jahollari, Llazar, Aliu, Loçi, Myzeqari, Shallo, Hysenllari, Gjika Trajnere: N. Gjika

Gjyqtarë: J.Muho, E.Çiço (Tiranë)

Elbasani ka mundur në basketboll për femra Skënderbeun me shifrat e përgjithshme 72-60. Në periodën e parë vendëset fitojnë 23-18 dhe pothuajse të njëjtin rezultat përsërisin edhe në të dytën, ku fitojnë sërish 23-17. Nuk lëshojnë “pe” elbasanaset, të cilat hipotekojnë fitoren në periodën e tretë ku fitojnë 13-9. Në periodën e fundit fitojnë miqtë nga Korça 13-16 dhe në total 72-60 për vajzat e Elvira Xhyrës.

Fatmir Popja

Image may contain: text

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image