Flamurtari barazon në Fier, asnjë minutë për Alvesh

0

Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje miqësore sot në Fier me Apoloninë, duke shfrytëzuar ndalesën e kampionatit. Një takim i mbyllur në barazim 1-1, me fierakët që arritën të shënonin të parët në portën e vlonjatëve.

Hidersha ishte autori i golit të bardhejeshilëve, kurse për Flamurtarin barazoi i riu Diamanti. Një takim ë i vlejti goxha trajneri Ilir Daja dhe kolegut të tij të Apolonisë, Marjol Miho. Kuqezinjtë të premten kanë një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi me Partizanin dhe i gjithë fokusi është pikërisht tek ajo përballje.

Sa i takon formacionit, i ishte i alternuar mes atyre që kanë luajtur pak dhe të rinjtë. Bie në sy mungesa e Danilo Alvesh, i cili për arsye dëmtimi nuk luajti as në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut.

Miqësore – E shtunë, më 17 nëntor 2018
Apolonia-Flamurtari 1-1
Shënues:
Hidersha / Diamanti

Flamurtari: Qirko, Kotobelli, Sirghi, Veliu (C), Deliaj, Hyseni, Ymeraj, Mustafa, Torasa, Ribaj, Kale. (U aktivizuan: Sali, Diamanti, M.Qarri, Beqaj, Haruni , Muccollari, Tiagho, Ziaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.