Flamurtari akord me sulmuesin Zhoao Henrike

0

Ishte sulmuesi Danilo Alvesh që hapi rrugën e ardhjes së brazilianëve te Flamurtari. Dy të parët janë veshur kuqezi, ndërkohë që dje pasdite klubi vlonjat ka bërë me dije se afrimi i i radhës nga vendi i sambës është një tjetër sulmues, Zhoao Henrike Da silva. Ky futbollist pritet të jetë mesjavën e ardhshme në stërvitje me Flamurtarin. Klubi jep edhe të dhënat për këtë lojtar, i cili luan si sulmues i krahut të djathtë. Henrike ka lindur më 13 janar 1987 dhe sezonin e fundit është aktivizuar te Guarani. Më parë ai ka luajtur me disa skuadra të kampionatit brazilian, siç janë Atletiko Linense dhe Juventude. Edhe ky lojtar, i cili pas pak ditësh mbush 29 vjeç, cilësohet një përforcim me vlera, që do ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave. Dyshja e sulmit të Flamurtarit duket se do të jetë braziliane, me Danilo Alvesh dhe Zhoao Henrike. Nga sa mësohet, me lojtarin në fjalë është rënë dakord për firmosjen e një kontrate për një vit e gjysmë. Ardhja e tij në Vlorë është parashikuar për ditën e mërkurë, ndërsa trajneri Ramadani do të ketë një tjetër përforcim në vijën e parë të sulmit. Janë brazilianët, të cilët po afrohen te Flamurtari me ndihmën e grupit të menaxherëve të rekomanduar nga Igli Tare. Gradualisht po përmbushet objektivi i tyre për të sjellë në Vlorë 4 lojtarë nga Brazili, të cilët do t’i japin më shumë kualitet skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.