Flamurtar sulmues, Starova ndryshon Laçin. Mema e Devolli vendosin

Superiorja luan dy takime prej orës 14:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet me të cilat do të luajnë ekipet. Konfirmohet se te Kastrioti Bojom e nis nga fillimi, kurse në vend të Turtullit e Kobinës te Tirana aktivizohen Atinga dhe Doka.

Laçi ka bërë ndryshime, teksa ndryshon sistemi i lojës. Starova rreshton një ekip me modulin 4-3-3 dhe në mesfushë është sakrifikuar Jonuzi. Xhixha e Shtubina mbështesin Mane në sulm. Batha i mungon Flamurtarit, por rikthehet Ribaj. Ky i fundit luan në të djathtë të sulmit, ndërsa në qendër të mesfushës është zhvendosur Musta.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E diel, më 17 mars 2019, ora 14:00

Laçi-Flamurtari

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Mane. Trajner: Sulejman Starova
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Mustafa, Rrapaj Musta, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Andi Koçi, Nuri Rrapaj, Mario Shazivari, Kridens Meta
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Albano Janku

Kastrioti-Tirana

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Marku, Roxher, Kalaja, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli
Tirana: Abibi, Kërçiku, Atinga, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *