Flamurtar i pamëshirshëm ndaj të rinjve, mbushet “infermieria”

Flamurtari vijon përgatitjet në Vlorë, ndërkohë që për sot kishte programuar një takim kundër ekipit të të rinjve. Kuqezinjtë ia kanë dalë të fitojnë me rezultatin e thellë 8-0, gjë e pritshme kur dihen diferencat e mëdha mes ekipeve.

Emiljano Musta dhe Idriz Batha shënuan nga dy herë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Ribaj, Useini, Mustafa dhe Haruni. Por trajnerin Daja e shqetësojnë lojtarët me probleme, të cilët nuk janë pak në fakt.

Lojtarë si Franc Veliu, Tomislav bushiç, Elton Kale dhe Albi Alla u stërvitën të diferencuar. Të njëjtën gjë bënë edhe të rinjtë Maze e Beqaj. Lajm i mirë është rikuperimi i plotë i Fjoralb Deliajt, i cili ishte titullar në takimin e sotëm.

Flamurtari 8- 0 Flamurtari U19
Shënues : Musta (2X), Ribaj, Batha (2X) Useini, Mustafa, Haruni

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Deliaj, Polozhani (C), Kotobelli, Mustafa, Useini, Batha, Torassa, Ribaj, Musta. (U aktivizuan: Qirko, M. Qarri, J. Qarri, Ymeraj, Liçaj, Muçollari, Diamanti, Haruni, Ziaj).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *