Flamurtar fenomenal, afrohet titulli

0

Kampione, dominuese absolute të basketbollit shqiptar për femra dhe një hap larg titullit të radhës.

Flamurtari i femrave është krenaria e Vlorës, pasi po konfirmohet si i vetmi ekip sporti që çon trofe rregullisht në Vlorë.

Sot vajzat kuqezi fituan edhe finalen e dytë, kundër Tiranës, 48-45, me rezultat mjaft të ngushtë, ashtu si në finalen e parë, kur fituan 62-61. Një ndeshje shumë e luftuar, ashtu si e para. Një fotokopje, sepse sërish Flamurtari tregoi pjekuri e formë fizike perfekte në fundin e takimit, duke përmbysur gjithçka në 5 minutat e fundit të ndeshjes.

Fitorja ishte prioritet dhe ndeshja nuk pati spektakël, siç tregon edhe rezultati me pak pikë, pasi dihej pesha e takimit.

Tirana mori kontrollin në minutat e para duke diktuar ritmin në Vlorë, aty ku vajzat e trajnerit Viron Toska u dukën pa shkëlqimin e zakonshëm. Skuadra kryeqytetase kryesoi gjatë 3 periodave të para, edhe pse 3 minuta e gjysmë nga fundi u arrit nga Flamurtari që barazoi përkohësisht në 40-40 dhe bëri gati kthesën.

Në minutat e fundit erdhi “furtuna” kuqezi, që prodhoi parakalimin dhe aty Tirana u dërrmua moralisht, duke u dorëzuar për 3 pikë. 17-9 në periodën e katërt ishin shifrat që i dhanë avantazhin Flamurtarit, që tashmë është vetëm një fitore larg titullit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image