“Fjalët m’u prenë”! Andi Lila mes lotëve dhe emocioneve, i dhuron çelësat e shtëpisë Altin Rricës (VIDEO)

Një surprizë vërtet shumë emocionuese ishte ajo që ka bërë Andi Lila, për figurën e njohur të sportit në Kavajë, Altin Rrica. Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë vendosi që të rindërtonte shtëpinë e Altinit, që u dëmtua nga tërmeti i rënë në 26 nëntor.

Në emisionin “Dua të bëj të lumtur”, Lila i ka dhënë çelësat e shtëpisë së re Rricës, teksa gjendeshin të vendosura në një Kupë. Mes lotëve dhe emocioneve të përjetuara, lojtari i Tiranës është shprehur:

“Unë mbahem si një njeri që flas shumë, po tani sikur fjalët mu prenë. Nuk e di, po këto emocione do t’i krahasoja me kohën atëherë kur ne kemi mbërritur në Europianin e Francës. Dua ta falenderoj Altinin që erdhi në emision, pasi ka 20 vjet që nuk ka dalë nga shtëpia. Shtëpia e re është dhurata e Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, më e pakëta që ne mund të bënim”, thotë Lila. /Sport Ekspres/