Fjalët e para pas rinovimit, Valverde: Dua që njerëzit të argëtohen me Barcelonën time

Barcelona ka firmosur me trajnerin Ernesto Valverde një kontratë të re deri në sezonin 2019-20, duke shfrytëzuar klauzolën ekzistuese në kontratë për rinovim edhe për 1 vit.

Trajneri udhëhoqi ekipin katalanas drejt fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Mbretit gjatë sezonit të kaluar, ndërsa sivjet kërkohet të fitohet gjithçka, pa harruar futbollin argëtues për tifozët. Valverde ka folur për “Barça TV”, duke thënë fjalët e para pas nënshkrimit të kontratës së re.

Po përjetoj një situatë unike. Jam i lumtur, sepse klubi po vlerëson punën time. Më kanë ofruar mundësinë për të vazhduar dhe kam mbetur i magjepsur. Ndjej përgjegjësinë për të realizuar objektivat e klubit dhe duam ta bëjmë Barcelonën sa më të madhe. Kjo arrihet me trofe dhe një futboll argëtues për tifozët. Të jesh pjesë e kësaj është diçka me të vërtetë unike“, përfundon trajneri i ekipit katalanas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *