Fjalë zemre? Jo, një skandal! Ngushëllimi për Kobe Bryant dhe “copy paste” nga Ronaldo dhe Figo

Jetojmë në vitin 2020 dhe më shumë sesa sinqeriteti, është dukja ajo që ka rëndësinë primare. Por këtë herë është tepruar dhe kaluar çdo limit, me mesazhet ngushëlluese për Kobe Bryant. Një legjendë e madhe që i ka dhënë shumë sportit në mbarë botën, duke qenë një ikonë.

E megjithatë kur flitet për mesazhet ngushëlluese, Kristiano Ronaldo dhe Luis Figo janë një “copy paste” i njëri-tjetrit. Të dy këto legjenda të futbollit, nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj tragjedie sa për të postuar një ndjesi të tyre të marrë pas kësaj ngjarje që tronditi gjithë sportdashësit.

Por nëpërmjet një personi që mesa duket menaxhon të dy profilet e këtyre personazheve të njohur në botën e futbollit, është lënë i njëjti mesazh. Padyshim që ky mbetet një skandal i madh pasi ikja e figurave të tilla si Kobe Bryant meritojnë më shumë respekt. Ose në të kundërt, më e ndershme do të ishte të mos shkruhej fare për të, ashtu siç edhe ka ndodhur në fakt, pasi vetë Kristiano Ronaldo dhe Luis Figo nuk kanë folur ende. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *