Fjalë të mira për trajnerin Reja, Cikalleshi: Ka ndryshuar, me Islandën u krye gjysma e punës

Shqipëria do të ketë dy ndeshje shumë të vëshitra për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Europian, pasi e pret menjëherë një finale me Turqinë. Të dënuar për të fituar, por edhe nëse ky mision përmbushet, duhet të mos bëjmë hap fals ndaj Moldavisë dhe Andorrës.

Pikërisht në këtë linjë mendimi është edhe Sokol Cikalleshi me konferencën për shtyp, ku mes të tjerash ka theksuar se ndihet mjaft mirë nën urdhërat e trajnerit Reja.

“Jam në një formë shumë të mirë sepse sulmuesin golat e motivojnë. Me Turqinë do të jetë e vështirë pasi ata janë favorit. Ndaj Islandës u krye gjysma e punës për të vazhduar endrrën. E di që do të jetë e vështirë edhe po fituam me Turqinë, pasi nuk do e kemi lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Ardhja e Rejës ka ndryshuar për mirë ekipin. Një trajner me të cilin unë kam marrëdhënie të mirë dhe duam që të vazhdojë si trajner. Gjithsesi, ky është një vendim i Federatës. Sa i përket Hysajt, shpresoj që të mos e ndiejmë mungesën e tij”, ka thënë Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *