Fitorja në plan të dytë, lojtarët e Turqisë njëzëri: Për ushtarët tanë, lavdi dëshmorëve të rënë në Siri

Fitorja e Turqisë përballë Shqipërisë duket se ka thyer pak konotacionet e futbollit. Gjithça ësht ëkthyer në një çështje shtetërore duke dal ndoshta edhe nga rregullat e UEFA-s. Dedikimi i lojtarëve pas shënimit të golit u pa qartë se kishte simbolikën e një nderimi ushtarak çka e lidh me sylmet e Turqisë në Siri.

Por kjo nuk ka mjaftuar. Pas ndeshjes në konferencat për shtyp thuajse të gjithë lojtarët janë shprehur një zëri duke thënë se rëndësia e fitores nuk është arritja në Francë por dedikim për ushtarët dhe dëshmorët që kanë rënë gjatë sulmeve ndaj kurdëve./Sport Ekspres/

Më poshtë disa nga deklaratat e lojtarëve turq:

MERIH DEMIRAL: “Jemi të lumtur që i kemi bërë të lumtur ushtarët tanë me këtë fitore. Ishte një fitore vërtet e rëndësishme. Me lejen e Zotit, ne do ta udhëheqim këtë grup. Ne kishim tetë dëshmorë të rënë, dhe tani kemi dëgjaur lajme të reja. Na njoftuan se gjithsej janë 17 dëshmorë. Zoti i mëshiroftë. Me lejen e Zotit, ne do të marrim pjesë në Kampionatin Evropian, askush nuk duhet të ketë dyshime. ”

CENK TOSUN: “Gjithçka është në duart tona tani në grup. I uroj shokët e mi të skuadrës. Kemi fituar një fitore shumë të mirë. Ne jemi shumë të kënaqur pas ndeshjes që arritëm, por nuk ishim të vetëdijshëm për ndeshjen, pasi mësuam se kishte dëshmorë civilë të rënë në luftën në Siri”.

GAGLAR SOYUNCU: “Kemi fituar një ndeshje shumë të rëndësishme dhe kritike. Ne do të luanim sot për ushtarët tanë, të lumtur që ata të ishin në moral. Fitorja nu është e rëndësishme, ushtarët tanë dhe familjet e tyre janë të rëndësishme. Ushtarët tanë janë më të rëndësishëm. Zoti i mëshiroftë. Me lejen e Zotit, ne do të marrim pjesë në Kampionatin Evropian, askush nuk duhet të ketë dyshime. “