“Fitorja në derbi për tifozët, jo për pikët dhe renditjen”

Fitorja në derbin e Anamoravës i dha vazhdimësi Gjilanit dhe e mban ekipin në zonën e lartë të renditjes. Por, më tepër se për pikët dhe suksesi pas ekzaktësisht dy vjetëve ndaj rivalëve të mëdhenj, trajneri Sedat Pajazit i’a kushtoi triumfin tifozëve.

“Derbi luhet mbi të gjitha për tifozët, më pas mendohet për pikët dhe renditjen. Kështu që, në radhë të parë më vjen mirë për tifozët, të cilëve u’a uroj këtë fitore”, tha Pajaziti në intervistën për “Supersport”.

Pavarësisht rezultatit, trajneri i Gjilanit kishte rezerva për lojën e ekipit të tij. “Problemi kryesor është se lojtarët e humbasin shumë lehtë topin dhe nuk jemi në gjenjde të mbajmë kontrollin. Mauricio dhe Kastrati ishin të shkëlqeyer në lojën në ajër, por kjo fazë duhet të shoqërohet nga loja e mirë në tokë. Vetëm kështu mbrojtja është e mirë dhe e sigurt, ndërsa ekipi ka mundësi të organizojë sulme më të mira”.

“Shumë lojtarë nuk e kishin luajtur asnjëherë këtë derbi, por kanë eksperiencë me ndeshje të tilla në kampionatet nga të cilët kanë ardhur. Do të vazhdojmë të punojmë me ekipin për t’i përmirësuar këto aspekte të lojës. Besoj se forma e skuadrës do të vijë në rritje në javët në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *