Fitorja ndaj Bolonjas kushton shumë, Milani drejt Firences pa mesfushë!

Fitorja e një nate më parë ndaj Bolonjas në shtëpi, nuk ka kaluar pa pasoja për Milanin. Përveçse konfliktit të Bakajokos me trajnerin Gatuzo, kuqezinjtë duhet të shqetësohen edhe për dëmtimet e Lukas Biljas dhe Hakan Çalhanoglu.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, në minutën e 76-të ishte Lukas Paketa, i cili u ndëshkua me karton të kuq, si pasojë e protestave ndaj arbitrit Di Belo. Mesfusha e Milanit duket e zbrazur dhe alternativat nuk janë të shumta për Gatuzon.

Fundjavën e ardhshme, “Djalli” duhet të udhëtojë në Firence, ku e pret Fiorentina e Montelas, një transfertë mjaft delikate. Bilja dhe Calhanoglu duken një mungesë e sigurt, po ashtu si Paketa që është i padiskutueshëm.

Tashmë, pritet të shihet se si do të shkojë çështja “Bakajoko”, pasi në rast se francezi pezullohet nga klubi, do të mbetej vetëm Frenk Kesi si mesfushor. Hose Mauri është një alternativë, ndërsa mesfushori tjetër mbetet të zgjidhet një mes Bertolaçit ose Montolivos. Gatuzo dhe Milani duken në hall…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *