Fitorja me Kukësin, Jonuz ndez tifozët: Janë larguar problemet tona, në nëntor do të mësohet

Kukësi-Vllaznia përmbylli edhe javën e shtatë të Superiores, me fitoren e shkodranëve në shifart 1-2. Falë golave të Hygorit dhe Likës, futbollistët e drejtuar nga ana e Jonuz kanë marrë këto 3 pikë shumë të rëndësishme ndaj një ekipi pretedent për titull. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistën e trajnerit Jonuz për “Supersport”:

Mirsad Jonuz, (Vllaznia): “E kam parë disa herë Kukësin dhe e dija sesi do të luanin. Përgëzime djemëve tanë. Kukësi na bëri shumë presion me mënyrën e lojës dhe ka sulmues shumë të mirë. Për herë të parë unë vendosa edhe tre lojtarët për t’i ndaluar. Të gjitha skuadrat kanë të njëjtin ritëm dhe mjafton të shohësh kampionatin. Deri në fund e nëntorit duhet të presim, pasi atje skuadrat do të shkojnë në vendin e tyre. Vllaznia ka pasur shumë probleme në vitet e fundit dhe problemet e mëdha janë larguar. Ka ende shumë ndeshje nga fundi i kampionatit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *