Fitorja është detyrim, manovra e Gatuzos për Milanin

Tre barazime me radhë në kampionat, aty ku fitorja mungon prej 31 gushtit në ndeshjen ndaj Romës. Një ecuri tepër e dobët për objektivat e Milanit, me pozicionin e trajnerit Xhenaro Gatuzo që është lëkundur, aq sa prej fillimit të edicionit diskutohet edhe largimi.

Për të ndryshuar ecurinë e ekipit, por edhe prej faktit se Borini nuk është në formën më të mirë, trajneri do të luajë me 9 “false”. Në mbrëmje ndaj Sasuolos, në qendër të sulmit pritet të aktivizohet Samu Kastijeho.

Në mbështetje të tij, nga krahët do të luajnë Suso dhe Çalhanoglu. Risia tjetër pritet në mbrojtje, aty ku Abate projektohet të luajë në vend të Kalabrias, ndërsa Musakio, Romanjoli e Rodriguez janë të konfirmuar.

Në mesfushë do të jenë Kesi, Biglia e Bonaventura, për një Milan që do të kërkojë të rikthehet te fitorja. Kundërshtari nuk është më i lehti, edhe sepse Sasuolo është surpriza e këtij sezoni në Serinë A, duke u pozicionuar në vendin e tretë në renditje dhe ku humbjen e vetme sezonale e ka pësuar nga Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *