Fitorja e shtatë në Monza, Hamilton është i paarritshëm

0

 

 Gomat e Mercedesit më pak të fryra se sa lejon rregulli i parashikuar nga Pireli. Mendohet për penalitete për britanikun, por deri më tani ka festë në kampin e Mercedesit

Ljuis Hamilton ka arritur fitoren e tij të shtatë sezonale, ndërsa edhe një herë në Monza të Italisë ka treguar se është i paarritshëm nga të tjerët. Në këtë garë Masa ka pasur pozicionin e tij më të ulët në renditje, ndërsa është klasifikuar i treti, kurse në vendin e dytë ka ardhur piloti i Ferrarit, Vetel. I katërti Botas, i pesti Raikonen. Në fakt finlandezi ka pasur probleme në start, ndërsa ka qenë i detyruar që t’i ndjek të gjithë, teksa ishte në bishtin e kolonës së makinave që kërkonin podiumin në Itali. Rosbert është parakaluar nga Uilliams, por duhet të priste “pit-stopin” e Masës që t’i dilte përsëri përpara atij. E jo vetëm Masës, por dhe Botas. Gjermani i Mercedesit është vënë në ndjekje të Vetelit, teksa ishte 2 sekonda lar tij, por në fund e ka tradhëtuar motori i garës dhe Masa arrin të marrë vendin e tretë.

Rregulli jo i qartë për penalitetet

Është “nën gjykim” suksesi i Ljuis Hamilton në Monza. Sipas atyre që janë bërë të ditura në përfundim të Çmimit të Madh, fryrja e gomave (në mënyrë të veçantë të pasmet) të Mercedesit ka qenë më e pakët krahasuar me ato që ka sugjeruar Pireli. Nuk është e qartë në këtë rast se cila është norma (ka shumë vëmendje për gomat pas plasjes që i ndodhi Vetelit në Belgjikë) dhe në çfarë masas ndëshkuese mund të shkojë piloti. Në xhiron e fundit, me Hamiltonin që kishte ngritur kokën për triumfin, nga bokset ftohet britaniku për t’u shtyrë. Ndoshta për të ndalur një penalitet të dytë?

 

Renditja përfundimtar e Çmimit të Madh të Monzës (306.072 km)

  • Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes 1h18’00”688
  • Vetel (Gjermani) Ferrari             +25”042
  • Masa (Brazil) Uilliams            +47”635
  • Botas (Finlandë) Uilliams            +47”996
  • Raikonen (Finlandë) Ferrari             +1’08”860
  • Perez (Meksikë) Forca India         +1’12”783
  • Hulkenberg (Gjermani) Forca India          1 xhiro
  • Riçiardo (Australi) Red Bull            1 xhiro
  • Erikson (Suedi) Sauber              1 xhiro
  • Kviat (Rusi) Red Bull            1 xhiro
  • Sainz junior (Spanjë) Toro Roso           1 xhiro
  • Verstapen (Holandë) Toro Roso           1 xhiro
  • Nasr (Brazil) Sauber              1 xhiro
  • Buton (Britani e Madhe) Mekklaren 1 xhiro
  • Stivens (Britani e Madhe) Marusia 2 xhiro

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve

  • Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes 252 pikë
  • Rosberg (Gjermani) Mercedes            199 pikë
  • Vetel (Gjermani) Ferrari             178 pikë
  • Masa (Brazil) Uilliams            97 pikë
  • Raikonen (Finlandë) Ferrari             92 pikë
  • Botas (Finlandë) Uilliams            91 pikë
  • Kviat (Rusi) Red Bull            58 pikë
  • Riçiardo (Australi) Red Bull            55 pikë
  • Grosjean (Francë) Lotus               38 pikë
  • Perez (Meksikë) Forca India         33 pikë
  • Hulkenberg (Gjermani) Forca India         30 pikë
  • Verstapen (Holandë) Reno                26 pikë
  • Nasr (Brazil) Sauber              16 pikë
  • Maldonado (Venezuelë) Lotus               12 pikë
  • Alonso (Spanjë) Mekklaren           11 pikë

K.Sainz junior, Erikson 9 pikë, Buton 6 pikë

 

Renditja e makinave

  • Mercedes 451 pikë
  • Ferrari 270 pikë
  • Uilliams 188 pikë
  • Red Bull 113 pikë
  • Force India 63 pikë
  • Lotus 50 pikë
  • Toro Roso 35 pikë
  • Sauber 25 pikë
  • Mekklaren 17 pikë

 

Flasin pilotët dhe konstruktorët pas garës

K.Raikonen – “Unë kam bërë gjëra normale, nuk e di se çfarë ndodhi. Ka qenë një diçka shumë negative. Kur e nis nga vendi i dytë dhe përfundon i pesti nuk është se je shumë i lumtur. Kemi bërë një rekuperim të mirë, nuk kam shumë për të thënë”.

Markione – “Mëkat që Kimi ka gabuar në nisje, por është një pilot i madh. Ka pasur një karakter të madh. Garë e vuajtur, por jam i kënaqur për cilësinë e pilotëve”.

Arrivabene – “Kjo është një skuadër, duhet forcë për të ecur përpara. Gara e radhës? Këmbët në tokë, thjeshtëri dhe profesionalizëm, ne nuk lëvizim dhe ecim përpara”.

L.Hamilton – “Makina ishte bilancuar në mënyrë perfekte për garën. Në xhirot e fundit kam kërkuar të shtyjë edhe më shumë dhe jam shumë i kënaqur për rezultatin e arritur”.

S.Vetel – “Ka qenë një ditë thuajse perfekte. Thuajse, sepse mund të ishim të dy në podium. Fitorja? Ljuis është mbi një pjesë të planetit. Jeta është shumë më e gëzuar të jetosh me gjithë këto fansa nën podium”

F.Masa – “Në fillim ka humbur pak ritmin, pastaj kam ndjerë impulsin për të shtyrë përpara. Kam besuar dhe kam marrë një rezultat të jashtëzakonshëm”.

 

 

Gjergj Vyshka

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.