Fitorja e parë për Tiranën, Ze Maria: Besim për Kupën e kampionatin

0

Vetëm një barazim në tre ndeshjet e para të kampionatit. Ecuri negative që u përmbys në Kupë, me fitoren 4-1 ndaj Ilirisë. Një lehtësim për Ze Marian, pas një suksesi me përmbysje, që duket si nisja e një ecurie pozitive.

“Ishte fitorja e parë për këtë sezone. Një sukses i rëndësishëm, sepse kemi ambicie në Kupë, por që na jep besim se do të gjejmë fitoren e parë në kampionat”, tha trajneri bardheblu.

“Patjetër që pauza na shërbeu. Jemi gati për kampionatin, nuk na lejohen më gabime dhe nuk ka më justifikime. Duhet të marrim gjithçka të mirë që bëm në ndeshjen e fituar 4-1 për Ilirinë dhe ta përdorim në kampionat, për të arritur fitoren e parë”.

“Tirana është një skuadër e madhe dhe duhet të mendojë si e tillë. Objektivi ynë i radhës është ndeshja e fundjavës. Megjithë respektin që kemi për Luftëtarin, do të hyjmë në fushë për të fituar”.

“Përse aktivizova titullarët? Kemi bërë tre hapa fals në tre ndeshjet e para. Nuk kemi kohë të eksperimentojmë me lojtarët, por maksimumi me skemat e lojës. Duhet të jemi gati për të rikuperuar në kampionat”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.