Fitorja e dhimbshme e Malindit, dëmtim i rëndë në Lezhë

Kastrioti ka hedhur hapin final drejt ngjitjes në Superiore, duke fituar sot në Lezhë, por “kurban” është bërë i pafati Enco Malindi.

Sulmuesi ka përfunduar në spital pasi ka thyer kockën e mollëzës së faqes, një dëmtim serioz, sepse është në një zonë mjaft delikate të trupit.

Natyrisht pritet një mungesë e gjatë për 30-vjeçarin, i cili këtë sezon ka qenë një lojtar kyç te krutanët, duke luajtur si mesfushor krahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *