Fitorja dhe Panuçi, Duka i thotë fjalët e tij

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur pas ndeshjes me Uellsin dhe e ka vlerësuar faktin që skuadra reagoi. “Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por pas asaj humbje duhet të bënim diçka”, u shpreh Duka fillimisht. 

I pyetur në lidhje me Panuçin, kreu i Federatës ka shtuar: “Para ndeshjes jam munduar ta mbështes atë dhe ekipin. Duhej paraqitje dhe rezultat pozitiv. I shërben atmosferës”.

Sa i takon rëndësisë së fitores, Duka në fund shtoi: “Ndikon në moralin e djemve, u kthen besimin atyre dhe të gjithëve. Kjo fitore nuk mund të themi se e ben ekipin më të mirë. Duhet më shumë besim, jepini më shumë besim. Me më pak mungesa dhe më tepër impenjim mund të bëjmë më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *