“Fitore të çuditshme”/ Futbolli “harbon” pas pandemisë, 7-0 që në pjesë të parë në Championship

Një fitore e çuditshme është regjistruan në kampionatin anglez, Championship. Shifra të frikshme që edhe klubet më të mëdha në Europë vështirë se i arrijnë në 90 minuta Wigan i realizon që në pjesën e parë të takimit. Ndeshja e sotme mes skuadrës angleze dhe Hull City-t ka përfunduar me rezultatin 8-0, ndërsa më i habitshëm është fakti se 7 gola janë shënuar që në pjesën e parë.

Rruga e rrjetës u gjet shumë shpejt, teksa që në minutën e 2-të Wigan nis goleadën e tij. Edhe pse golat pasonin njëri-tjetrin, klubi anglez nuk vendosi të ndalej deri sa në minutën e 65-të shifrat tregonin 8-0. Me një rezultat të tillë të bën të mendosh se ndeshja është luajtur me një portë, me Hull City që duket se ka qenë inekzistent në fushën e lojës.

Në një futboll të fortë si ai anglez shifra të tilla vështirë të ndodhin dhe në “Twitter” kanë nisur dyshimet për trukim. Futbolli ka “harbuar” që pas pandemisë dhe rezultate të çuditshme vihen re gjithandej. Madje edhe në Serie A po shihen shumë përmbysje nga dita në ditë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *