Fitore si e Pirros, Juventusi humbet Higuainin dhe Bernardeskin!

0

Për argjentinasin pritet një mungesë vetëm ndaj Atalantës në kampionat, ndërsa për mesfushorin ofensiv parashikohet thuajse 1 muaj jashtë fushave

Nga gëzimi dhe festa te hidhërimi dhe pesimizmi… Në kryqëzimin e sezonit, për Juventusin vjen një lajm i keq. Gonzalo Higuain, në fakt, është detyruar që të braktisë derbin me Torinon në minutën e 14-të të pjesës së parë për dëmtim. Sulmuesi argjentinas është dëmtuar në një përplasje me Sirigun në minutën e 3-të, duke marrë një goditje në kavilje. Ka shtrënguar dhëmbët për dhjetë minuta, më pas ka kërkuar ndërrimin, duke çaluar. Sipas mjekëve bëhet fjalë për një “ndrydhje kavilje dhe fryrje”.

Rikuperimi i “El Pipitës” është mëse i mundur dhe do të ishte i çmuar duke parë numrin e ndeshjeve që presin bardhezinjtë nga këtu deri te pushimi i datës 18 mars. Sipas medieve, sakaq, pritet të mungojë në sfidën Juventus-Atalanta, në kampionat, teksa mund të kthehet për sfidën tjetër, Lacio-Juventus, duke u kursyer në gjysmëfinalen e kthimit në kupën e Italisë.

Por, nëse për argjentinasin dëmtimi nuk është edhe aq serioz, shqetësimi më i madh vjen nga Federiko Bernardeski, i zëvendësuar në fund të ndeshjes pasi ka marrë një goditje gjithashtu në gjurin e majtë, teksa mund të mungojë thuajse 1 muaj, sipas analizave të tjera. Paraqitja e Bernardeskit në derbin ndaj Torinos ishte fantastike dhe i dha freski lojës së Alegrit, duke marrë në dorë mesfushën dhe jo vetëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.