Fitore e bukur ndaj Azerbajxhanit, tani ëndërrojmë

Azerbajxhan – Shqipëri 1-3
(22-25, 22-25, 25-17, 10-25)

Kombëtarja e volejbollit të meshkujve ka arritur një fitore me shumë vlerë përballë Azerbajxhanit. Një fitore shprese që rrit ndjeshëm shanset për kualifikim në EUROLIGË.

Në ndeshjet e para të zhvilluara në Maqedoni, djemtë kuqezi kanë arritur fitoren e dytë përballë azerëve, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjet e kthimit.

Gjithçka ka nisur mirë për të besuarit e Jani Melkas, të cilët kanë fituar dy setet e para me të njëjtin rezultat 22-25. Seti i tretë ka shkuar në favor të azerëve, ndërsa në setin e katërt kuqezinjtë kanë dominuar plotësisht, duke triumfuar 10-25.

Fakti që ndeshjet e radhës do të luhen në Shqipëri i rrit akoma më shumë shanset që kombëtarja jonë të ecë akoma dhe më tej. Shqipëria ndodhet në grupin A së bashku me Suedinë, Maqedoninë dhe Azerbajxhanin. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 23,24 dhe 25 qershor në Parku Olimpik “Feti Borova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online