Fitore kundër “tersit”, Vllaznia gjen buzëqeshjen ndaj Laçit

Një Vllazni në ankth, aspak e qetë dhe pa besim në vetvete, ka marrë 3 pikë jetike sot në garën për mbijetesë në Superiore, duke lënë pas Teutën, që ndalet nga Kamza.

Një fitore e madhe, e vendosur që në fillim, kur Gilman Lika goditi shtyllën dhe më pas gjuajtja e dytë u ndal me dorë nga Sefgjinaj, i përjashtuar me karton të kuq, vendim i drejtë i arbitrit.

Sukaj nuk fali nga pika e bardhë, por fali shumë në vazhdim, duke hedhur poshtë shanset për të vulosur fitoren.

Laçi mbeti gjallë dhe në pjesën e dytë mori zotërimin e lojës, por krijoi edhe raste të mira për shënim, duke mbajtur në ankth total “Loro Boriçin”.

Megjithatë, në fund festa është shkodrane, thyhet një mallkim, sepse Laçi ishte bërë i pakalueshëm vitet e fundit. Mbijetesa duket më pranë, por ende shumë larg.

SUPERIORE

Vllaznia – Laçi     1-0

Shënues: Sukaj 6′ pen.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Bardulla 70′), Lika, Tafili, Vucaj, Çinari, Sukaj (Ribaj 63′). Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Orelesi, Gurishta, Kalaja, Pjeshka.

Laçi: Selmani, Shtubina (Bushi 70′), Qaqi, Sefgjini, Lushkja, Gjoni, Jonuzi (Lulaj 65′), Nika (Fangaj 46′), Rexhinaldo, Uzuni, Kallaku. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Zogaj, Xhixha, Shala.

Kartonë të verdhë: Mersini 52′ / Shtubina 27′

Karton i kuq: Sefgjini 6′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli

EPISODET

66′ Tension mes shkodranësh. Shtubina futet në zonë dhe kërkon penallti, por ishte në pozicion jashtë loje. Gilman Lika i kërkon llogari Shtubinës për simulim, përfshihet edhe Malota dhe nxehet shumë situata, por Shtubina largohet, duke premtuar për “larje llogarish” më vonë.

45’+2 Laçi i shkon shumë pranë golit, rasti i parë i ndeshjes. Portieri Sherri largon një kros, Nika gjuan dhe topi i devijuar shkon te Jonuzi, i cili godet me kthesë, por mbi traversë.

34′ Vllaznia shumë pranë golit të dytë, Laçi në kaos. Sulm i shpejt, Çinari pason bukur te Sukaj dhe sulmuesi godet fort, por shtylla shpëton kurbinasit.

31′ Selmani hero për Laçin. Sukaj nga mesfusha i shpëton mbrojtjes laçiane dhe del i vetëm me portierin e Shqipërisë U-21, por gjuan me të djathtën dhe Selmani grushton me këmbë.

28′ Çinari io shpëton pozicionit jashtë loje, shmang Qaqin bukur dhe gjuan fort, por Selmani pret shkëlqyeshëm me këmbë.

27′ Shumë nervoz Shtubina, kryen një faull dhe merr karton të verdhë.

17′ Sërish Vllaznia kërcënuese nga krahu i djathtë i sulmit, por një kros i bukur nuk arrihet nga Sukaj, i harruar në zonë.

16′ Vllaznia ngulmon, Çinari hedh një kros drejt Sukajt, por te koka e sulmuesit largon portieri Selmani.

14′ Sukaj tenton sërish, goditja nga distanca del paksa jashtë. Sulmuesi i Vllaznisë duket në formë perfekte.

6’ GOL VLLAZNIA. Gilman Lika në zonë, merr një pasim perfekt nga Vucaj, i vetëm me Selmanin godet shtyllën dhe topin e kthyer nga shtylla e godet sërish. Sefgjinaj, në vijën fatale, në mënyrë instiktive e largon topin me dorë duke evituar golin. Penallti dhe karton i kuq për Sefgjinajn. I qetë, nga pika e bardhë nuk fal Sukaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *