Fitore historike e Prishtinës, “pret biletën” për në raundin e 1/16-ave

Skuadra e basketbollit Z Mobile Prishtina ka arritur një fitore historike ndaj ekipit të njohur turk Pinar Karshijaka me rezultatin përfundimtar 82:78. Fitorja në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve i mundëson skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës, kalimin në fazën me eliminim direkt të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra turke dominoi në çerekun e parë, duke regjistruar një rezultatin 16:26, por në çerekun e dytë dhe të tretë Prishtina mori epërsinë duke fituar të parin me rezultat 22:16 dhe të dytin 20:18. Në çerekun e katërt, të zotët e shtëpisë regjistruan rezultatin  23:18 .

Belgu Khalid Bukishu ishte lojtari që regjistroi më shumë pikë. Basketbollisti 208 centimetra i gjatë shënoi 16 pikë dhe regjistroi 5 asiste dhe 2 marrje topi. Ndeshje të mirë bën dhe Dardan Berisha dhe amerikani Kajli Anderson, të dy me nga 15 pikë secili.

Prishtina zuri vendin e  tretë në tabelën përfundimtare të grupit I, por klubit nga Kosova i vjen në ndihmë rregulli i “humbësve me fat” (lucky loser) i vendosur nga FIBA, për shkak të refuzimit të disa klubeve të “Champions League” për të kaluar në fazën 1/16-ave të “FIBA Europe Cup”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *