Fitore e madhe e vajzave kuqezi në derbi

0

Një autogol në minutën e 95-të i ka dhënë fitoren 3-2 Shqipërisë në derbin kundër Kosovës.

Ishte ndeshja e parë e turit eliminator drejt Kupës së Botës, por edhe debutimi historik i Kosovës.

Në Elbasan u luajt një ndeshje e bukur e me shumë emocione, me Shqipërinë superiore, por të brishtë dhe pa eksperiencë të madhe.

Gjithsesi, edhe Kosova nuk kishte ndonjë ekip me eksperiencë dhe sidomos në pjesën e dytë vuajti shumë.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, në të dytën Kosova befasoi duke shënuar pas një ore lojë, por furia në rritje e vajzave tona solli dy gola, njëri supergol me goditje dënimi nga Velaj dhe tjetri në shtesë, autogol i Musas.

BOTËRORI 2019 / TURI PARAELIMINATOR

SHQIPËRI – KOSOVË            3-2


SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image