Fitore dhe pazar në Xhenoa, orët vendimtare për Milanin

Milani luajti sot në transfertë përballë Xhenoas dhe mori një sukses shumë të rëndësishëm 0-2. Golat nga Borini dhe Suso i dhanë triumfin djemve të Gatuzos. Përveç rezultatit pozitiv, duket se Milani do të ketë një tjetër lajm të mirë.

Sipas “SkySport”, menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit e Milanit dhe ato të Xhenoas kanë nisur bisedimet për të gjetur akordin për transferimin e Piatek, sulmuesi polak që ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar plot 13 gola.

Largimi i Higuain është i sigurt dhe Milani nuk humbet kohë dhe kërkon të sjellë me doemos një sulmues cilësor për zëvendësimin e argjentinasit. Piatek me shumë gjasa do të vishet “Djall” dhe në rast akordi, zyrtarizimi i tij mund të bëhet brenda 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *