Fiton US Open, tenistja befason: Terhiqem!

0

Flavia Peneta, raketa e 26-të në renditjen botërore, është fituesja e turneut “Us OPEN”, ndërsa dje në finale ka mundur bashkatdhetaren e saj Roberta Vinci, e cila në gjysmëfinale kishte eliminuar Serena Uillimas. Seti i parë qenë i ekuilibruar, aq sa Peneta e ka fituar me “tajbrek”, 7-6, ndërsa në fund ka fituar 7-4. Në setin e dytë është shkëputur deri në 4-0. Ka një rikuperim të përkohshëm të Vincit, e cila ka ngushtuar në 4-2, por në fund Peneta nuk lëshon. Fiton 6-2 dhe të gjithë ndeshjen 2-0. Sonte në mbrëmje, në ora 22:00 me orën e Shqipërisë, do të jetë finalja e djemve mes Xhokoviç dhe Federer. Në finale ka qenë prezent edhe kryeministri i Italisë, Renzi, së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik të Italisë, Malago. “Ishte ndeshja ime e fundit, terhiqem ne kulm te karrieres”. Me keten deklarate, tenistja Peneta ka shokuar te gjithe…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.