Fitoi titullin me 100 pikë, Guardiola befason me deklaratën e tij

Edicionin e shkuar, Mançester Siti e fitoi titullin me 100 pikë, falë një sezoni fantastik dhe dominues në të gjitha aspektet ndaj rivalëve. Gjithsesi, Pep Guadiola është një njeri që nuk kënaqet lehtë, madje edhe kur mund të jetë shumë pranë perfektes. Tekniku katalanas ka komentuar sezonin aktual, ku i ka habitur të gjithë, duke veçuar se ky edicion është më i mirë se ai i shkuari.

Këtë sezon dihet se rivaliteti për titull është i madh ,e Liverpulin që po ashtu po shkëlqen, por edhe ekipet pas tyre mund të hapin probleme. Pep është i bindur se këtë edicion skuadra e tij po përgjigjet më mirë në fushën e lojës.

“Jemi më mirë se sezoni i shkuar në disa detaje të vogla, çka është normale, pasi kemi më shumë kohë bashkë. Në të gjitha aspektet jemi më mirë, duke  nisur që nga ndërtimi i aksioneve, presioni është më i madh nga ana jonë, përdorim më shumë lëvizje, si dhe jemi solid e kemi alternativa të mjaftueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *