Fitoi çmimin prestigjioz, rrëfehet Sanço: Vetëm fillimi, dua “Topin e Artë”!

0

Xhejdon Sanço është padiskutim zbulimi i këtij sezoni në futbollin europian, pasi sulmuesi i Borusia Dortmundit ka bërë shumë mirë dhe ka statistika të kënaqshme. Madje, ai ka 12 asiste, po aq sa Lionel Mesi: Jo keq për një 18-vjeçar të jetë në krah të një legjende të futbollit. Paraqitjet e mira të yllit anglez bënë që të fitonte çmimin “Adoleshenti më i mirë në futboll”, çmim që vlerëson lojtari më të mirë nën 21-vjeç. Pasi u nderua me këtë çmim, Sanço foli për “Goal”, ku u shpreh:

TOPI I ARTË – “Mendoj se fitimi i “Topit të Artë” duhet të jetë objektivi për çdo futbollist. Është normale që dhe unë ëndërroj që një ditë ta fitoj këtë trofe. Të jetë dhe emri im krah Mesit, Ronaldos, Modriç, Ronaldinjos dhe shumë yjeve të tjerë, është një nder i madh”.

ADOLESHENTI MË I MIRË – “Një kënaqësi që mora këtë çmim. Futbolli sot është shumë kompetitiv dhe ka shumë rivalë, por fakti që u vlerësova unë më bën të ndihem krenar. Jam i lumtur, jo për veten, por për faktin se familja ime po e shijon këtë moment, ç’ka i jep dyfish vlera të gjitha arritjeve të mia”, përfundoi Sanço.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.