Fitoi 33 milionë euro për 4 gola, Tevez kthehet në Argjentinë

E pabesueshme: Karlos Tevez e mbyll aventurën kineze dhe kthehet zyrtarisht te Boka Zhuniors!

Në janar 2017 sulmuesi i famshëm argjentinas la Boka Zhuniors për Shanghai Shenhuanë, me klubin kinez që i pagoi 11 miliojnë euro Bokas dhe 33 milionë euro në vit Tevezit.

U prit si perëndi, por Tevez luajti veteëm 16 ndeshje kampionati, shënoi vetëm 4 gola dhe nuk e fshehu kurrë dëshpërimin për nivelin e ulët të futbollit në Kinë, ndërkohë që impenjimi i tij dukej minimal.

Tani, nuk dihet saktë si, Shenhua e kë lënë të lirë sulmuesin të kthehet në shtëpi. Misteret e futbollit: 8 milionë euro për një gol!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *