Firmos Sosa: Presidenti Laska më dha një mundësi, do bind!

0

Alfredo Rafael Sosa është zyrtarisht lojtar i Laçit. Argjentinas i rikthyer në Shqipëri tek Laçi, ka firmuar një ditë më parë kontratën me klubin kurbinas. Mesfushori 26 vjeçar, në një prononcim për “Sport Ekspres” është shprehur i lumtur për rikthimin në Shqipëri dhe ka falënderuar presidentin e Laçit, Pashk Laskën për mundësinë që i ka dhënë. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Shqipëri. Laçi është një skuadër cilësore. Falënderoj presidentin që më ka dhënë përsëri mundësi të luaj në Shqipëri. E theksoj që jam i lumtur dhe tani duhet të punoj fort për të arritur formën time më të mirë. Jam shumë i kënaqur me punën që po bëhet. Grupi është shumë i mirë dhe jam shumë optimist që do të arrijmë synimin që kemi. Nuk dua aspak të mendoj për të shkuarën time, pasi janë thënë shumë të pavërteta por do të punoj fort për të arritur aty ku duhet. Për momentin mendoj që jam 70 përqind të formës time. Besoj që shumë shpejt do arrij maksimumin dhe të jem i gatshëm për trajnerin” ka përfunduar Sosa.
Firmosin edhe Meto me Mitrajn
Agim Meto dhe Aldo Mitraj janë lojtarët e tjerë që kanë firmosur kontratë me skuadrën e Laçit. Ata u prezantuar si blerjet e janarit, por ende nuk kishin hedhur të zezën mbi të bardhë. Të dy këto lojtarë, së bashku me Mustafën dhe Sosën do të shtojnë kontigjentin e kurbinasve. Trajneri Armando Cungu i ka bërë të qarta idetë e tij. Në fushën e lojës nuk do të ketë emra, por lojtarë që janë në formën dhe bëjnë më të mirën, prandaj konkurrenca tani është rritur ndjeshëm.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.