Firmos Shkëlzen Ruçi, transferohet në Kosovë

Shkëlzen Ruçi është lojtari i radhës që lë Superioren dhe nënshkruan në Kosovë. Portieri nga Elbasani kishte disa oferta, por ka vendosur të bashkohen me trajnerin Gentian Mezani te skuadra e Gjilanit. Ditën e sotme drejtues të klubit dardan kanë qenë në Shqipëri dhe kanë biseduar nga afër me portierin.

Parimisht akordi ishte arritur, por është biseduar për detajet e kontratës dhe në fund ka ardhur edhe firma. Marrëveshja është 1 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Për portierin kishte edhe disa oferta të tjera, si Llapi në Kosovë dhe Trim&Lum Struga në Maqedoninë e Veriut.

Ruçi, pas eksperiencave me Elbasanin, Bylisin dhe Luftëtarin, është gati të veshë fanellën e katërt në karrierë. Në Gjilan ai do të gjejë edhe brazilianin Xhekson, i cili ka nënshkruar edhe është prezantuar para pak ditësh. Skuadra e kuqe ka në listën e objektivave edhe sulmuesin Ismael Dunga, i cili spikati gjithashtu te Luftëtari dhe trajneri Mezani e dëshiron në skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *