Firmino dhuron një shumë të madhe për të shpëtuar dy fëmijë

Sulmuesi i Liverpulit Roberto Firmino ka treguar se është një ndër futbollistët më fantastikë edhe jashtë fushe, pasi ka bërë një gjest të mrekullueshëm, duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve me një sëmundje të rëndë gjenetike.

Dy vëllezër në Santa Katerina, Brazil, Zhoao de Amorim, 6 vjeç, dhe Mirel de Amorim, 11- muajsh, vuajnë nga një sëmundje që prek shtyllën kurrizore dhe për kurimin e saj duhej një shifër jashtëzakonisht e madhe.

Firmino dhe bashkëshortja e tij, Larisa Pereira, kanë dhuruar thuajse 60.000 sterlina, për të mundësuar mbulimin e gjithë shifrës së kërkuar.

Prindërit e fëmijëve të sëmurë kishin bërë thirrje në rrjetet sociale për ndihmë, pasi një vit kura kushtonte mbi 800.000 sterlina dhe deri tani ishte mbledhur shumica e shumës, që u kompletua me ndihmën e Firminos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *