Firma reciklimesh dhe mashtrim, kush është Jonghong Li

0

Li Jonghong është pronari i ri i Milanit. Po kush është Mister Li, ose zoti Li që të gjithë ne jemi mësuar të dëgjojmë për thuajse një vit të tërë? Biznesmeni kinez është një figurë e mistershme, ose më saktë, e rezervuar. Një hetim i “Sole 24 Ore” ka tentuar javët e shkuara që të ndërtonte  edhe pasurinë e tij, por ka hasur në kompani që ishin në emra të panjohur, apo edhe në emrin e së shoqes, Zonja Hung.

PASURIA – Gjithësesi pasuria e zotit Li në kuotat kineze rrotullohet te rreth  500 mln eurove, të përdorura si garanci, gjithmonë sipas së përditshmes italiane, në blerjen e Milanit. Llogaria është prej 504 mln, me saktësi. Dhe ky kapital përbëhet nga kuota që lidhen me botën e ndërtimit dhe të paketimit. Një pjesë është në emrin e Jonghong Li-së dhe një pjesë tjetër, në emër të gruas së tij, Huang. “Neë China Building”, “Zhuhai Zhongfu Enterprise”, “Zhuhai Zhongfu Plastic Bottling Co Ltd”… janë disa nga kompanitë që shohin praninë direkte, ose jo, të Li-së si aksioner. Në Kinë, gjithmonë sipas “Sole 34 Ore”, brokeri nuk është shumë i njohur, nëse jo për një mashtrim në fund të viteve 1990, në dëm të 18 mijë kursyesve. Por një ngjarje e till është përgënjeshtruar që atëherë nga Li në mënyrë zyrtare përmes një komunikate. Madje, së fundmi bursa e Shangait i ka vendosur një penalitet prej 80 mijë eurosh për shkelje të normave të raportit dhe informacionit për një spekullim të bërë nga ai me Duolun Spa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image