Firma e tretë gati, Partizani “blindon” mbrojtjen

0

Partizani deri më tani ka zyrtarizuar vetëm dy afrime, Fatjon Jusufin dhe Alesio Hysenin. Dy elementë të rinj, të cilët duhen parë mirë nga trajneri Skënder Gega. I treti që pritet të nënshkruajë është mbrojtësi Lum Rexhepi, i cili së fundmi ka lujatur në Finlandë.

Kishin mbetur disa detaje për të arritur te marrëveshja, që tashmë është gjetur. Burime të SportEkspres.com pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Rexhepi do ta nënshkruajë kontratën ditën e nesërme dhe më pas do e dërgojë në klub. Me shumë mundësi të hënën do bashkohet me grupin e lojtarëve në Turqi.

Rexhepi ka luajtur me moshat e Finlandës dhe ka provuar të luajë më pas edhe me Kosovën. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e Kups në Finlandë. Në të shkuarën ka luajtur edhe për Honka, Helsinki dhe Pallohonka. Gjithashtu qendërmbrojtësi është aktivizuar në Holandë me Go Ahead Eagles dhe në Norvegji me Lillestrom.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.