Fiorentina zyrtarizon blerjen e parë, vjen sulmuesi i Sevijës

Fiorentina ka zyrtarizuar afrimin e parë të merkatos së dimrit. Klubi vjollcë ka huazuar deri në fund të sezonit sulmuesin kolumbian Luis Muriel nga skuadra andaluziane e Sevijës.

Në garë për 27-vjeçarin ishte dhe Milani, por në fund lojtari zgjodhi ekipin nga Firence, ndoshta prej faktit që në skuadrë e drejtuar nga Stefano Pioli do ta ketë të thjeshtë të sigurojë një vend në formacionin titular.

SEVILLA-BARCELONA, JORNADA 30 LIGA SANTANDER

Muriel është një lojtar që e njeh mirë kampionatin Italian, pasi ka luajtur për shtatë sezone me skuadra si Leçe, Udineze dhe Sampdoria. Në 165 ndeshje në Serie A, kolumbiani ka shënuar 43 gola. Në marrëveshjen e huazimit, përfshihet dhe një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit të lojtarit për 13 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *