Fiorentina synon “blindimin” e Kiezës, zbulohet plani i Komisos

Roko Komiso e ka të qartë detyrën e parë që duhet të bëjë si presidenti i Fiorentinës. Manjati italo-amerikan dëshiron t’ia nisë nga Federiko Kieza, padyshim ylli i ekipit viola.

21-vjeçari ka oferta të shumta në merkato, kryesisht nga Juventusi dhe Interi. Komiso dëshiron ta mbajë në ekip, të paktën edhe një sezon. Ai pritet të takojë sonte ose të dielën babanë e lojtarit, të mirënjohurin Enriko Kieza.

Presidenti do t’i ofrojë Kiezës një rritje rroge (deri në 4 milionë euro në sezon) dhe shiritin e kapitenit. Kontrata e lojtarit ofensiv me klubin nga Firence përfundon në vitin 2022 dhe palët do të përcaktojnë edhe një klauzolë largimi.

Shifra normale dhe aspak të ekzagjeruara, që do lehtësonin largimin e lojtarit në të ardhmen, por që do mbushnin edhe arkat e Fiorentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *