Fiorentina me propozim për Interin: Ikim nga gara për Marash Kumbullën, por na ulni Ninja-Dalbert

Një anakand i vërtetë është për Marash Kumbullën, teksa për mbrojtësin shqiptar interesohen shumë klube elitare. Shpresa të vakta ka pasur edhe Fiorentina për të marrë kartonin e futbollistit të Veronës, por duke parë skuadrat e tjera në garë, duket se do të heqin dorë.

Sipas asaj që raporton “Fiorentina.it”, ekipi vjollcë do të largohet nga gara, duke parë Interin që është më favorit dhe afër blerjes së Kumbullës. Por gjithashtu duke vendosur edhe një kusht, që nëse ikin nga ky ankand, atëherë dëshirojnë ulje të çmimit për të marrë “Ninja” Naingolan dhe Dalbert, të cilët janë në huazim te Cagliari dhe te Fiorentina. Pra duke kërkuar që të mbajnë përfundimisht Dalbertin dhe njëkohësisht të blejnë Naingolanin. /Sport Ekspres/