Fiorentina fiton në Bolonja, dy gola shënohen direkt nga goditja e këndit!

0

Fiorentina ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 sot në Bolonja, sepse ka reaguar pas disa rezultatesh negative dhe ka ringjallur shpresat për Europë.

Megjithatë, ngjarja e ditës në Bolonja ishte shënimi i dy golave direkt nga goditja e këndit në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 41-të Veretu shënoi për Fioren, me topin që goditi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, devijuar edhe nga portieri Mirante, ndërsa në minutën e 44-t e njëjta gjë ndodhi në portën tjetër, me Pulgar që krosoi dhe Sportielo çoi topin në rrjetë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.