Fiorentina e përjetëson Astorin, çfarë veprimi para Kievos!

0

Disa njerëz kanë lindur për të mos vdekur kurrë, të paktën në kujtimet e njerëzve. Një ndër ta është Davide Astori, i ndarë nga jetë më 4 mars të këtij vitit. Te Fiorentina kapiteni nuk harrohet dhe ka një mënyrë për ta përjetësuar atë.

Numri 13, i tërhequr, qëndron gjithmonë në dhomat e zhveshjes. Fiorentina ka publikuar edhe një foto në “Story” në “Instagram” dhe shihet bluza e Astorit mes asaj të Kiezës dhe Çeçerinit. Nuk mungon as mbishkrimi: “Gjithmonë me ne”.

Postimi i bërë nga Fiorentina

Gjithçka ndodh para ndeshjes me Kievon, që Fiorentina e kaloi me rezultatin 6-1. Ky ishte takimi i parë për skuadrën vjollcë, pasi sfida e parë e kampionatit kundër Sampdoria u shty për shkak të tragjedisë së ndodhur në Xhenoa, ku u shemb ura “Morandi” dhe pati viktima.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.